AlbanianSport.com 15/11/2024 15:30
ASNN – Kristjan Asllani spikat te kuqezinjtë, mësoni vlerat e lojtarëve të Shqipërisë dhe Çekisë në treg. Shqipëria do të përballet të shtunën me Çekinë në stadiumin “Arena Kombëtare”. Një takim ky që luhet duke nisur nga ora 20:45 dhe pritet të dhurojë spektakël.
Vlen të theksohet se, sipas faqes së specializuar ndërkombëtare “Transfermarkt”, vlera totale e 27 lojtarëve të ftuar aktualisht te Shqipëria ka shifrën e 89.95 milionë Eurove, ndërsa në anën tjetër, lojtarët e Çekisë vlerësohen më shumë, pikërisht me vlerën 120.7 milionë euro.
Mesatarja e vlerësimit për lojtar te Shqipëria është 3.33 milionë euro, ndërsa te Çekia 5.25 milionë euro. Lojtari më i shtrenjtë te Kombëtarja e Shqipërisë është Kristjan Asllani. Mesfushori i Interit vlerësohet me 18 milionë euro. Në anën tjetër te miqtë spikat Tomas Suçek me vlerën 30 milionë euro. Duhet thënë se dhe mungesat kanë ndikuar te vlera e kuqezinjve.