AlbanianSport.com 31.10.2015 12:30
ASNN – Vëllezërit Kaloshi janë federuar një vit më parë me Burrelin dhe këtë vit rinovuan kontratën. Nëse Suadi është në gjendje të mirë dhe luan mjaft mirë me fanellën e skuadrës matjane, vëllai i tij, Sajmiri, vazhdon të jetë i dëmtuar që nga pranvera e këtij viti. Një dëmtim në gju e ka lënë Sajmir Kaloshin larg fushës së blertë.
Ai shprehet se ka kryer me shpenzimet e veta dy ndërhyrje kirurgjikale dhe shpresonte të ishte aktualisht në fushën e lojës. Por mjekët i kanë sugjeruar të mos aktivizohet dhe për disa ditë. “Kisha shumë dëshirë të luaja përkrah vëllait tim me skuadrën e Burrelit, por ende jam i pamundur”, – ka thënë ai.
“Jam dëmtuar në gju në një ndeshje që luhej në Burrel, gjatë fazës së dytë të sezonit të kaluar, dhe ende nuk jam në gjendje të luaj, – ka vijuar Sajmiri. – Jam i bindur se në këto moment jam i domosdoshëm për ekipin e Gjonit. Sapo të shërohem do të jem në qytetin e Burrelit.”
Sakaq tifozët matjanë thonë se rikthimi i Kaloshit është i domosdoshëm, pasi ekipi po kalon momente të vështira.