AlbanianSport.com 04/10/2019 23:05
ASNN – Matjanët presin një sezon të vështirë, të shtunën, mysafirë në Shijak. Burreli është eliminuar në turin e 32-shes së Kupës së Shqipërisë përballë Vllaznisë, por për matjanët, ajo ishte mundësi e mirë për të provuar lojtarët.
Për trajnerin e portierëve të Burrelit, Kastriot Rama, ky sezon i Kategorisë së Parë do të jetë edhe më i vështirë. Megjithatë, ndihmësi i trajnerit Gentian Stojku shpreh besimin se Burreli nuk do ta rrezikojë mbijetesën.
Burreli mban hëpërhë vendin e 8-të në renditje, me 3 pikë pas 3 javësh dhe të shtunën është mysafir në Shijak, për t’u ndeshur me Erzenin.