AlbanianSport.com 12.01.2015 22:55
ASNN – Burreli ka shpallur objektivin e vet për pjesën e dytë të sezonit, që është mbijetesa në Kategorinë e Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të këtij sezoni.
Matjanët, teksa janë në vendin e pestë me 13 pikë pas 12 ndeshjesh të luajtura, ndërsa janë 19 pikë larg Tërbunit të vendit të parë, 16 pikë larg Mamurrasit të vendit të dytë dhe 15 larg vendit të tretë, duket se nuk kanë shpresa për të qenë këtë sezon në elitën e futbollit shqiptar.
Por formula e Kategorisë së Parë, teksa vendi i 10-të bie direkt, kurse e 9-ta bën ndeshje shtesë me të dytën e grupit të Jugut në Kategorinë e Dytë, duket se nuk e lë të qetë Burrelin.
Aq më tepër që është 5 pikë larg Adës së vendit të fundit dhe 3 pikë larg Veleçikut të vendit të 9-të. Ndaj dhe tashmë objektivi madhor i matjanëve është mbijetesa në Kategorinë e Parë.