AlbanianSport.com 19.10.2014 15:15
ASNN – Po në kuadër të grupit të Veriut, Burreli nuk ka gabuar në shtëpi ndaj Adës së Velipojës, duke fituar me rezultatin 2-0, me dy gola të shënuar nga Myftaraj në secilën pjesë loje. Një fitore të rëndësishme ka arritur edhe në Fushë-Krujë edhe Tërbuni
Pukjanët kanë mundur Ilirinë me rezultatin 4-2, në një ndeshje të përmbysjeve të mëdha. Vendasit kryesuan në 2-0 brenda 25 minutave të para, me gola të realizuar nga Goxhaj dhe Balluku, por miqtë vijuan të përmbysin gjithçka në 60 minutat që vijuan, duke shkurtuar fillimisht largësinë e golave me atë të Çutrës.
Në pjesën e dytë është Kepi që barazon gjithçka në minutën e 50-të, ndërsa Çutra përmbys shifrat në të 62-n dhe 8 minuta para fundit, është Kepi që siglon edhe ai dygolëshin e tij në këtë takim.
Burreli – Ada e Velipojës 2-0
Shënues: Myftaraj 23’, 56’
Burreli: Xhixha, Methasani, Kaloshi, Qendro, Mëllugja, Rapo, Mata, Pirani, Hyseni (Vata 46’), Myftaraj (Farruku 77’), Salaj (Tema 57’). Trajner: V. Gjoni
Ada e Velipojës: Curri, Murati, B. Çokaj, Fishta, Çoku, Kiri, Proda (Hila 73’), Hoxha, Ferhati (Tota 46’), D. Çokaj (Rahova 29’), Gjini. Trajner: B. Duli
Gjyqtarë: H. Llapra, E. Pulaj, E. Rrapi (Vlorë)
Kartonë të verdhë: Rapo, Qendro, Kaloshi, Methasani / Rahova
Iliria Fushë-Krujë – Tërbuni 2-4
Shënues: Goxhaj 18’, Balluku 25’ /
Çutra 30’, 62’, Kepi 50’, 82’
Iliria: Baku, Melani (Lilaj 52’), Goxhaj, Balluku, Mata, Doçi, Kurti, Selaci (Bërdufi 60’), Caca,Vathi (Lleshi 70’), Ajazi. Trajner: F. Sala
Tërbuni: Gjokoviç, Kepi, Mone, Lila, Danaj, Çutra, Mziu (Lekaj 67’), Greca, Tafa (Baku 72’), Rroça, Djarmati. Trajner: E. Plori
Gjyqtarë: K. Shahini, F. Elezi, H. Lisaku (Durrës)
Kartonë të verdhë: Vathi, Balluku / Çutra, Mziu, Greca, Mone