Gjergj Vyshka 25.01.2015 19:55
Erbi Myftaraj, që në pjesën e parë të sezonit ka shënuar katër gola për Burrelin në Kategorinë e Parë, nuk do të jetë më pjesë e matjanëve.
Me dëshirën e trajnerit të Partizanit, Shpëtim Duro, i cili e ka pasur pjesë të kombëtares së tij të Nën-19-vjeçarëve kur ishte trajner i kësaj përfaqësuese, Myftaraj është bërë pjesë e skuadrës së kuqe.
Ende nuk dihen detajet e kontratës së Myftarajt me të kuqtë, por matjanët i kanë uruar suksese atij për këtë majë që ka arritur në karrierën e tij, sepse nuk është pak të luash me Partizanin.
Në fakt të kuqtë kanë pasur një bashkëpunim disavjeçar me matjanët, sepse vite më parë kanë dhënë dhe kanë marrë futbollistë, sidomos ato që i kanë pasur pjesë të tyre për një farë kohe i kanë çuar të luajnë në Burrel.
Ndaj dhe Myftaraj tashmë është pjesë e të kuqve të Partizanit.