Bukureshti konfirmohet si qytet organizator i Euro 2020-ës, të tjerët, pezull

Share Button

AlbanianSport.com 20/05/2020 20:10

ASNN – Dorëzon letrën e garancisë në UEFA, por ende pezull fati i 11 qyteteve të tjera. Sipas medieve ndërkombëtare, Rumania ka konfirmuar së fundmi se kryeqyteti i saj, Bukureshti, mbetet i gatshëm për të organizuar ndeshje të Kampionatit Evropianit të futbollit, që është shtyrë për vitin e ardhshëm. Rumania këtë e ka bërë duke dërguar letër garancie në UEFA, ka njoftuar ministria e sportit të Rumanisë. Të hënën, organizmi që qeveris futbollin evropian, e ka shtyrë mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, të parashikuar për t’u mbajtur më 27 maj, për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura “lidhur me numrin e vogël të vendeve të propozuara” për turneun.

Takimi do të mbahet më 17 qershor. “Federata e Futbollit të Rumanisë dorëzoi në UEFA letrën e fundit të garancisë për të rikonfirmuar se është në dispozicion për të organizuar ndeshje të Evropianit të futbollit”, thuhet në një komunikatë të ministrisë, e cila vijon: “Kështu Rumania zyrtarisht rikonfirmon përkushtimin e saj për të organizuar këtë ngjarje të madhe sportive”. Euro 2020 duhet të luhet në 12 qytete përgjatë kontinentit. Por veprimtaria madhore kontinentale është shtyrë për vitin e ardhshëm për shkak të epidemis së virusit korona.

Turneu kontinental zakonisht është organizuar nga një apo dy vende mikpritëse, por UEFA pati vendosur për shumë qytete e shtete për të festuar 60-vjetorin e Evropianit. Amsterdami, Bakuja, Bilbao, Budapesti, Kopenhaga, Dublini, Gllasgou, Londra, Mynihu, Roma dhe Shën Pjetërburgu janë 11 qytetet tjera ku është dashur të organizohet Evropiani këtë vit. Arena Nacionale në Bukuresht do të mirëpres 3 ndeshje të grupit C dhe një ndeshje të turit të 16-shes.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh