Brivio “braktis” Moto GP, shtegton nga motori i “Suzuki”-t, tek makina e “Renault”

Share Button

AlbanianSport.com 07/01/2021 20:10

ASNN – Davide Brivio largohet nga projekti “Suzuki” në Moto GP, për të marrë drejtimin e ekipit të “Renault” në Formula 1. Njeriu vendimtar në suksesin e Suzukit dhe atë të Joan Mirit në sezonin e kaluar, tashmë do të jetë shefi i ri i Fernando Alonsos. Ishte një mundësi që ishte përfolur për disa ditë dhe tashmë është një realitet. Davide Brivio merr drejtimin e skuadrës “Alpine Renault” në  Formula 1 dhe lë postin e tij si menaxher i “Suzuki Racing” në MotoGP.

Skuadra japoneze e ka bërë zyrtare largimin e italianit, gjë që e ve automatikisht atë përpara një sfide të re, për të gjetur zëvendësuesin e tij. Në këtë mënyrë, njeriu vendimtar në suksesin e “Suzuki”-t, i cili ka ndihmuar për ta shpallur Joan Mirin “kampion bote” në Moto GP, bëhet shefi i ri i Fernando Alonsos. Ky është një vendim i drejtpërdrejtë është marrë nga presidenti i “Renault Group”, Luka de Meos, i cili ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Brivio, për një kohë të gjatë tashmë.

Prandaj, ai donte t’i besonte atij projektin e ri “Alpine”, i cili, në fund të fundit, kërkon rilindjen e markës së diamantit, për shkak të emblemës së “Renault”, në Formula 1. Brivio ende nuk ofron detaje për detyrën e re, por ai i bën të qarta arsyet e largimit të tij nga “Suzuki”. “Një sfidë e re profesionale, një mundësi e re, të cilën kam vendosur ta pranoj, – ka deklaruar ai.

“Ishte një vendim i vështirë, veçanërisht të largohesha nga grupi përrallor i njerëzve me të cilët kam punuar te “Suzuki”, – ka vijuar ish-drejtuesi i skuadrës japoneze që shijoi një triumf të dyfishtë në Moto GP këtë sezon. – Ndihem i trishtuar për këtë, por nga ana tjetër kam një motivim të madh për këtë sfidë të re. Diçka që ka qenë thelbësore kur unë duhej të zgjidhja midis rinovimit të kontratës sime me “Suzuki” ose fillimit të një eksperience krejtësisht të re.”

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh