AlbanianSport.com 09.02.2015 07:55
ASNN – Bregu i Fildishtë ka fituar Kupën e Afrikës 2015, trofe që e fiton pas 23 vitesh. Bregu i Fildishtë ka mundur në finale Ganën 9-8, rezultat i fiksuar pas goditjeve të 11-metërshave.
Në përfundim të një maratone goditjesh nga pika e 11-metërshave, Bregu i Fildishtë është bërë fitues i Kupës së Afrikës 2015. Pas 120 minutash lojë, ndeshja midis Bregut të Fildishtë dhe Ganës ishte fiksuar në shifrat 0-0.
Falë një heroi të papritur, siç ndodh gjithnjë në finalet e veprimtarive të rëndësishme ndërkombëtare, Berri, portierit veteran 35 vjeç. Që në fakt nuk duhet të ishte fare në fushë por u aktivizua për shkak të dëmtimit të portierit të parë Guhuo.
Berri ka pritur 11-metërshin e 21-të të goditur nga Razak. Një finale historike që i ka dhuruar kështu trofeun Bregut të Fildishtë, pas 23 vitesh, e pas dy finalesh të humbura po me 11-metërsha gjatë 10-vjeçarit të fundit.