Botërori i shtangës e shtang Shqipërinë, një vend i 6-të dhe 4 dështime

Share Button

AlbanianSport.com 07/01/2018 17:50

ASNN – Kampionati Botëror i Peshëngritjes që zhvillohet në Turkmenistan po shkon drejt fundit. Në këtë veprimtari mbylli konkurrimin e saj të martën edhe skuadra përfaqësuese e Shqipërisë, me Krenar Shorajn që garoi në peshën trupore deri në 89 kg e ku zuri vendin e katërt në baterinë B. Ai ngriti në stilin e shkëputjes 156 kg, në shtytje 197 kg dhe në dygarësh 353 kg. Shoraj as nuk iu afrua rezultateve të baterisë A. Në renditjen përfundimtare të kësaj peshe, ai zuri vendin e 13-të në dygarësh.

Në një farë mase ishte dështim, pasi nuk ndihmon sa duhet Shqipërinë në renditje ekipore për meshkuj. Në fakt, me përjashtim të Briken Caljes, që u rendit i 6-ti në botë, të katër shtangistët e tjerë dështuan. Arbër Çerçizi dhe Daniel Godelli nuk u klasifikuan fare në dygarësh, duke mos i dhënë asnjë pikë Shqipërisë, pasi nuk realizuan provat, ndërsa Erkand Qerimaj në vendin e 23-të në dygarësh në peshën deri në 81 kg ishte, gjithashtu, dështim.

Pavarësisht pretendimeve të sportistëve se morën pjesë në këto gara në formë jo të mirë sportive si pasojë e dëmtimeve që kishin kaluar më herët, asgjë nuk e justifikon faktin që Shqipëria me 5 sportistë elitarë të ketë 4 dështime e një vend të 6-të. Atëherë ku është “elitarja” në këtë mes? A nuk duhet të shtrohet për diskutim mundësia që paratë që jepen për “elitarët” të ndahen për të rinjtë në mënyrë që ata të promovohen dhe të ndihmohen të fitojnë përvojë në garat ndërkombëtare?

Sepse, ky brez që në opinionin sportdashës njihen si “Elitarë”, nuk po i japin më shtangës rezultatet e pritura. Prandaj lypset investim tek elementët e rinj dhe investim tek moshat e reja. Me këta “elitarë”, që për hir të së vërtetës është krenuar më parë, Shqipëria ka gjasa të mos shkojë në Olimpiadën e Tokios të vitit 2020, ose të shkojë me një apo maksimumi dy shtangistë, sepse peshëngritja kuqezi nuk ofron më garanci në rezultate.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh