AlbanianSport.com 12/11/2019 20:15
ASNN – Mbyllen çerekfinalet, ndërsa njihet edhe çifti i dytë i gjysmëfinaleve, Brazil-Francë. Kampionati Botëror i Nën-17-vjeçarëve po vjen direkt në RTSH. Është mbyllur faza e çerekfinaleve e Kampionatit Botëror të Futbollit për Nën-17-vjeçarët, ndërsa njohur të hënën edhe çiftin e dytë i gjysmëfinaleve dhe ai do të jetë Brazili-Francë. Ky Botëror po vjen për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.
KëPas çiftit Meksikë-Holandë, që u mësua të dielën, të hënën është mësuar edhe çiftin i dytë i gjysmëfinaleve të Kampionati Botëror i Futbollit për Nën-17-vjeçarët. Dhe dueli tjetër për biletën për në finale është ai Francë-Brazil. Ashtu si dy duelet e para të çerekfinaleve, edhe dy duelet e dyta kanë në fakt, ka qenë një tablo të kundërtash, pasi francezët kanë mbizotëruar në përballjen e tyre me fqinjët jugorë, ndërsa përfaqësuesja vendase, Brazili, nuk e ka patur edhe aq të lehtë përballë italianëve.
Në fakt, brazilianët kanë kaluar në epërsi pas vetëm 6 minutash lojë, me anë të Patrikut. Vendasit do ta mbyllin pjesën e parë me një epërsi të dyfishtë, pasi Peglou do të gjejë rrugën e rrjetës për Brazilin në minutën e 40-të. Pjesa e dytë nuk do të sjellë gola të tjerë dhe Brazili siguron vendin në finale, aty ku do të përballet me Francën, e cila, në fakt, e gjeti veten në disavantazh pas vetëm 9 minutash lojë, kur Valera e kaloi Spanjën në epërsi.
Megjithatë, Nianzu Kuasi do të barazojë shifrat për Francën 11 minuta më pas. Në minutën e 36-të, Nathanael Mbuku do të përmbysë shifrat në favor të francezëve, që do të shkojnë në pushimin e ndeshjes duke kryesuar 2-1. Pjesa e dytë do të nisë praktikisht me gol, pasi Isa’ak Lihadzhi do të gjejë golin e 3-të për Francën. Ky gol ka qenë zanafilla e një blici prej 3 golash në 15 minuta, që do të vijojë në minutën e 54-të, me Timoti Pembelenë.
5 minuta më pas, Zheorzhinjo Ruter do t’i çojë shifrat në 5-1 për Francën, teksa Spanja tanimë duket e dorëzuar. Në minutën e fundit ka kohë edhe për një gol nga Adil Aushishe, i cili fikson kështu rezultatin në 6-1 për Francën dhe bashkë me atë edhe vendin në gjysmëfinale. Takimi i parë i gjysmëfinaleve, Meksikë-Holandë, luhet të enjten, më 14 nëntor 2019, ndërsa ai i dyti, Brazil-Francë, të premten.