AlbanianSport.com 02/01/2018 21:25
ASNN – Grekët dhe serbët përjashtojnë Shqipërinë nga aleanca ballkanike që synon të organizojë Botërorin 2030. Kështu, shtetet ballkanike duan të krijojnë një aleancë për të organizuar Botërorin e vitit 2030. Janë 4 shtete që e kanë ndërmarrë këtë nismë: Greqia, Serbia, Bullgaria dhe Rumania. Mund të quhet një aleancë “ortodokse ballkanike” për të pritur një Botëror.
Duke u bërë bashkë, ato rivalizojnë më shumë me pretendentët e tjerë nga Amerika e Jugut. Siç dihet që Argjentina, Uruguaji dhe Paraguaji kanë shfaqur ambicie për të pritur një Botëror në vendet e tyre. Ishte pikërisht kryeministri serb, Aleksander Vuçiç, që pas takimit në Varna me homologët e tij, Cipras të Greqisë, Birosov të Bullgarisë dhe Danzil të Rumanisë, deklaroi se ishte një akord parimor për të nisur projektin për të hedhur kandidaturën e përbashkët.
Deklaratën e tij e kanë konfirmuar dhe kryeministrat e tjerë të rajonit. Ajo që të shqetëson është fakti se shqiptarët janë mënjanuar nga kjo aleancë, edhe pse janë pjesë e natyrshme e Ballkanit dhe ndërmjet këtyre vendeve që duan të organizojnë një Botëror. Edhe një herë tjetër grekët dhe serbët treguan se edhe në sport ata duan të bëjnë projekte pa i përfshirë shqiptarët.