AlbanianSport.com 17/11/2022 13:55
ASNN – Brenda zonës së tifozëve në Botërorin e Katarit do të ketë rregulla të cilat duhen zbatuar. Për shkak të ligjeve të vendit dhe temperaturave tepër të larta, alkooli do të shërbehet vetëm në mbrëmje. Ndërsa çmimet e produkteve të tjera do të jenë tepër të larta. Organizatorët e Botërorit janë në përgatitjet e fundit të “Fan Zone” (zonave të tifozëve), ku do të qëndrojnë tifozët për gjatë gjithë kohëzgjatjen e turneut dhe ku një birrë do të kushtojë 12 stërlina e pica 8 stërlina, vetëm një trekëndësh i saj.
Aty do të qëndrojnë rreth 40,000 tifozë në ditë. Brenda zonës së madhe të tifozëve do të ketë argëtime të ndryshme, si lojëra mini-futbolli, kafene, bare dhe muzeu i FIFA-s, ku është vendosur edhe trofeu i Botërorit për të gjithë kohëzgjatjen e turneut. Aty do të shërbehet birrë pa alkool çdo ditë me çmimin 6.91 stërlina për gjysmë litri, me një shishe ujë që kushton 2.30 stërlina. Do të ketë zona të caktuara për pije, duke përfshirë zonat përpara ekraneve masive, që do të shfaqin 4 ndeshje në ditë.
Do të ketë gjithashtu koncerte çdo mbrëmje, gjatë kohës së pushimit nga ndeshja në ndeshje, me artistë vendas dhe ndërkombëtarë. Eshtë kërkuar mirëkuptimi për tifozët, të cilët duhet të pinë alkool në masën e duhur, për shkak të nxehtësisë ekstreme që shkon deri 31 gradë në Katar. Organizatorët thonë, se duke u bazuar në ligjet vendore dhe temperaturat e larta, u lejuar që përdorimi i pijeve alkoolike të jetë vetëm në mbrëmje.