AlbanianSport.com 14/05/2019 21:05
ASNN – Katari do të presë Botërorin e Futbollit në vitin 2022. Shumica e stadiumeve aty janë ndërtuar nga e para. Një ndër ta është edhe ai i “Al Uakras”. Ai është inspektuar nga një komision i posaçëm dhe, sipas autoriteteve vendore, stadiumi do të përurohet më 16 maj me një ndeshje futbolli.
Edhe pse ka ende kohë, Katari duket se është në rrugën e mbarë drejt përfundimit të stadiumeve, të cilat do të presin Botërorin e futbollit në 2022. Stadiumi “Al Uakra”, i cili u ndërtua nga e para, do të përurohet më 16 maj 2019. Aty do të zhvillohet ndeshja e parë, e futbollit përpara se të nisë “Botërori 2022”.
Çdo gjë është e përfunduar, ndërsa një komision i posaçëm po kontrollon nga afër cilësinë e punimeve. Stadiumi do të jetë me një çati të lëvizshme dhe të gjithë kanë ndjekur me vëmendje lëvizjen e saj gjatë hapjes dhe mbylljes. Ndenjëset e spektatorëve janë vendosur të gjitha dhe gjithçka tjetër rreth tyre është në rregull.
Zona e përcaktuar për median është gati. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës vendase të futbollit, Hasan al Thauadi, tha se në këtë stadium do të zhvillohet një turne testues dhe i pranishëm do të jetë edhe ish-kryeministri francez Eduard Filipe dhe të ftuar të tjerë.