AlbanianSport.com 26/11/2018 15:30
ASNN – Organizata “Amnesty International” e ka paralajmëruar FIFA-n, kundër shtrirjes së Botërorit të 202-shit nga Katari drejt Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, për shkak të shqetësimeve për shkeljen e të drejtave të njeriut në vendet e Gjirit Persik.
Sipas një deklarate të lëshuar për të përditshmen “The Independent”, të botuar në fundjavë, organizata me bazë në Britaninë e Madhe deklaroi se çfarëdo plani për ta shtrirë edhe më gjerë këtë veprimtari, që supozohet të organizohet në Katar, duhet të shoqërohet me thirrjen që të dyja vendet të përmirësojnë bilancin e tyre të të drejtave njerëzore.
President Xhani Infantino ka deklaruar muajin e shkuar se FIFA po e shqyrton mundësinë e zgjerimit të Botërorit 2022 nga 32 në 48 skuadra dhe kjo nënkupton që Katari do ta ndajë të drejtën e organizimit të kësaj veprimtarie me vendet e tjera të rajonit të Gjirit Persik.
“Ideja e Xhani Infantinos vjen në një kohë kur si Arabia Saudite, ashtu edhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë në qendër të vëmendjen botërore për shtypjen e kritikëve antiqeveritarë dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut”, – deklaroi Alan Hogarthi, kreu britanik i Amnesty International për çështjet dhe qeveritare dhe politikën.
“Çfarëdolloj zgjerimi i Botërorit të Katarit në Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duhet të shoqërohet me pranimin e qartë nga ana e FIFA-s se të dyja vendet kanë nevojë të përmirësojnë ndjeshëm bilancin e tyre të të drejtave njerëzore”, – shtoi ai.
Kjo thirrje e “Amnesty International” vjen ndërkohë që bota është tronditur nga vrasja e bujshme e gazetarit saudit, Xhamal Khashogi, në mjediset e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.