AlbanianSport.com 04/06/2018 14:40
ASNN – Trofeu i Botërorit ka mbërritur në Moskë. Dhjetëra të pranishëm kanë pritur për këtë ngjarje në sheshin para katedrales së Shën Vasilit. Trofeun e ka zbuluar një nga futbollistët më të shquar të përfaqësueses gjermane, Lotar Mateus. Botërori i 21-të do të nisë më 14 qershor 2018, me ndeshjen Rusi-Arabi Saudite. Kështu, Kupa e Botës ka fluturuar për në Kremlin.
Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga fillimi i Kampionatit Botëror të futbollit “Rusi 2018”, trofeu i vyer më në fund ka mbërritur në Moskë. Podiumi ishte vendosur përballë Katedrales së Shën Vasilit. Në shesh kishin ardhur dhjetëra njerëz të cilët prisnin të shikonin trofeun e dëshiruar nga të gjithë. Kupën e ka zbuluar një lojtar që ka më shumë përfaqësime në Botërorët e futbollit, Lotar Mateusi.
Me të ka qenë edhe kryebashkiaku j Moskës, Sergej Sobjanin dhe ambasadorja e manifestimit, Liasan Utiasheva. Në podium ishte vendosur edhe maskoti zyrtar Botërorit të këtij viti. Të pranishmit kanë bërë foto me trofeun e Botërorit. Ndërsa veprimtaria më e dashur për të gjithë të apasionuarit pas futbollit do të nisë në 14 qershor 2018, me ndeshjen midis përfaqësueses vendase dhe Arabisë Saudite.