AlbanianSport.com 01/06/2018 18:05
ASNN – Presidenti i Perusë, Martin Vizkarra ka takuar përfaqësuesen e futbollit të vendit të tij. Ka qenë trajneri Rikardo Gareka i cili i ka dhuruar presidentit një bluzë të përfaqësueses.
Nga ana e tij, Vizkarra i ka dhënë më pas flamurin kapitenit të ekipit Alberto Rodrigez. Presidenti i Perusë u ka bërë thirrje të gjithë futbollistëve që të japin maksimumin në fushë, të luajnë me zemër për të bërë më të mirën në Botërorin e Rusisë.
“Jepni maksimumin në fushë, luani me shpirt dhe zemër”, – ka thënë ai. – Nëse do të bëni përpjekjet e duhura, jam I bindur se aftësitë tuaja do të bëjnë që Peruja të shkojë në një pozicion më të mirë.”
Më pas, presidenti ka bërë edhe një fotografi me të gjithë ekipin. Ndërsa është takuar me gjithsecilin prej futbollistëve.