AlbanianSport.com 11/06/2018 13:30
ASNN – Çështja e marrëdhënieve seksuale është një çështje që diskutohet gjithmonë para Botërorit, me trajnerë të ndryshëm që adoptojnë këndvështrime të ndryshme, por kjo e trajnerit të Nigerisë spikat për faktin e institucionalizimit të rregullave. Kështu, përfaqësuesja e Nigerisë ua ndalon futbollistëve seksin në Rusi. Trajneri i përfaqësueses së vendit afrikan i ka njohur lojtarët e tij me rregullat për Botërorin e Rusi, sidomos me pjesën që nuk ka më seks dhe me ruset në asnjë mënyrë.
Përjashtim bëhet vetëm për kapitenin. Përkundër praktikës që shpesh e mohon atë, një besim i fortë se ushtrimi i seksit prek përgatitjen fizike dhe përqendrimin e futbollistëve në turnetë e mëdhenj do të jetë pjesë e rendit të përditshëm të ekipeve përfaqësuese edhe në Rusi. “Gratë mund të vizitojnë lojtarët, të gjithë do të kenë dhomën e tyre dhe ata mund të vijnë për t’i vizituar ato vetëm në ditët kur nuk jemi duke u përgatitur për ndeshjet dhe kur nuk kemi ndeshje”, – tha Gernot Ror.
“Por unë nuk do t’i lejoj djemtë të sjellin vajzat ruse. Kapiteni Mikel mund ta sjellë gruan e tij ruse”, – shtoi ai. Ish-mesfushori i Çellsit, Xhon Obi Mikel është i martuar me rusen Olga Djajanka, të cilën e takoi në 2013 në Londër, ku prindërit e saj ishin fqinjë të futbollistit të përfaqësueses nigeriane. Në fakt, çështja e marrëdhënieve seksuale është një çështje që diskutohet gjithmonë para Botërorit, me trajnerë të ndryshëm që adoptojnë këndvështrime të ndryshme, por kjo e trajnerit të Nigerisë spikat për faktin e institucionalizimit të rregullave.