Botërori 2018 / Nejmari drejt rikuperimit, Dagllas Kosta mungon në miqësore

Share Button

AlbanianSport.com 25/05/2018 10:40

ASNN – Nejmari duket se po e merr veten mjaft mirë. Ylli brazilian është duke zhvilluar seancat stërvitore në Teresopolis, afër Rio de Zhaneiros, së bashku me skuadrën në prag të Botërorit “Rusi 2018”. “Se deri në ç’masë është rikuperuar Nejmar? A është rikuperuar plotësisht ai? Ajo që mund të them sot është se ecuria e tij është pozitive dhe është më mirë se s pritej” – ka thënë Fabio Mahserezhan, përgatitësi fizik i lojtarit.

Ai është shumë optimist për rikuperimin e plotë të sulmuesit brazilian, madje mjaft i kënaqur me aq sa ka parë gjatë seancave të para stërvitore. Ndërsa mjeku i kombëtares braziliane, Rodrigo Lasmar, i cili udhëhoqi operacionin të cilit Nejmari iu nënshtrua në mars, tha se “ai po i rikthehet lëvizjeve të tij të zakonshme dalëngadalë”.

“Hapi tjetër është trajnimi i plotë me grupin dhe më pas rikthimi në lojë, – ka vijuar mjeku i 5 herë kampionëve të botës. – Shans i mirë për të do të jenë dy miqësoret, me Kroacinë, më 3 qershor, dhe Austrinë, më 10 qershor 2018”. Ndërkohë, Dagllas Kosta ka pësuar një dëmtim të vogël muskulor, dhe sipas Lasmarit, mund t’i humbasë dy miqësoret.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh