AlbanianSport.com 07/06/2018 18:25
ASNN – Futbollisti irakian është duke përjetuar emocionet e të qenit i veçantë. Me mjekrën e tij të zezë, me flokë kaçurrelë dhe me bluzën e lojës, sulmuesi irakian Husein Ali shpesh ngatërrohet me një nga lojtarët më të mirë të botës, Mohamed Salahun e Egjiptit. Në kryeqytetin irakian, Bagdad, 20-vjeçari Ali është ndalur shpesh në lagjen e tij në Hurrija nga njerëzit që dëshirojnë një fotografi me idhullin e tyre.
Megjithëse ai është vetë një sulmues, që luan me klubin Al-Zaura’a, është ngjashmëria e Aliut me Salahun ajo që ngjall interesat e irakianëve. Në ditën e parë të trajnimit, ai u prezantua si “Husein Ali”. Unë u përgjigja:” Jo, jo, ti je Mohamed Salah “, – tha trajneri i Aliut, Adnan Mohamadi. Kur Salahu ishte duke luajtur te Roma, Ali ishte i vetëdijshëm për ngjashmërinë e tij, por i mori komentet si një shaka.
Por kur egjiptiani fitoi famë botërore në Premier Ligën Angleze, duke u bërë “futbollisti numri një për të gjithë arabët”, sozia e tij irakiane, Aliu, filloi të punonte seriozisht për imazhin e tij. Madje që nga ajo kohë, ka filluar të veshë bluzën e kuqe të Liverpulit. “Është këmishë e vërtetë, e blerë nga një furnizues zyrtar”, – thotë me krenari Aliu, nga shtëpia e tij e vogël.
Aty ku dyert janë të mbyllura për të evituar nxehtësinë e Bagdadit gjatë orëve të gjata të ndërprerjes së energjisë elektrike. Ai tha se pagoi 40 dollarë për bluzën, ndërsa punon çdo ditë për të mbështetur familjen e tij të madhe. Kohët e fundit, “Mohamed Salah i Irakut” nuk mund të largohet nga shtëpia e tij pa u ndalur për fotografi nga tifozët e futbollit që e ngatërrojnë me yllin egjiptian.
“Kur Salahu u dëmtua në finalen e Ligës së Kampioneve, kishte disa që erdhën për të më parë sikur të isha unë që po vuaja”, – tha ai.