AlbanianSport.com 11/06/2018 17:10
ASNN – FIFA njoftoi se asnjë rus nuk do të kryejë testimin për doping në Botërorin e pas pak ditëve, pas skandalit të madh të dopingut që përfshiu këtë vend në vitin 2015. “Asnjë rus nuk do të marrë pjesë në programin antidoping dhe të gjitha mostrat e dopingut do të testohen në laboratorët e akredituar të Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut (WADA) jashtë Rusisë”, – njoftoi FIFA.
Ajo ka ndërmarrë të gjitha masat në mënyrë që procedura dhe transportimi i mostrave të jenë absolutisht të sigurta. FIFA njoftoi se të gjithë futbollistët do t’i nënshtrohen testimeve të paparalajmëruara të dopingut në Kampionatin e 21-të Botëror të Futbollit, sikurse edhe në çdo garë tjetër. “Bëhen testet sistematike të gjakut dhe urinë, dhe të gjithë lojtarët të paktën njëherë do të kontrollohen”, – vijon m tej njoftimi.
Në nëntor 2015, WADA e pezulloi Agjencinë Ruse të Anti-Dopingut, pasi kishte shkelur rregullat. Testi i fundit pozitiv për doping në Kampionatin Botëror të Futbollit ka ndodhur në vitin 1994, kur Diego Maradona doli pozitiv ndaj stimuluesit “efedrin” dhe u përjashtua nga futbolli.