AlbanianSport.com 10/06/2018 12:30
ASNN – Miqësorja me Izraelin u anulua, në Moskë e presin edhe dy tifozë të veçantë. Argjentinasit kanë zbarkuar në Rusi dhe janë vendosur më pas në bazën e tyre në Bronici, 40 km në juglindje të Moskës. Portieri Serxhio Romero nuk arriti të ishte gati për Botërori, ndërsa dëmtimi la jashtë edhe Manuel Lanzinin, por menaxheri i skuadrës përfaqësuese, Omar Souto, beson se gjithçka është gati për një Botëror të suksesshëm.
Argjentina do të përballet në grupin D me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë. Argjentina është njëra nga të paktat skuadra që shkojnë në Botërorin e Rusisë pa një provë gjenerale, pasi miqësorja e planifikuar me Izraelin, u anulua për shkak të gjendjes në Palestinë dhe kërcënimeve për sulme nëse një ndeshje e tillë do të zhvillohej. Të gjitha biletat për këtë ndeshje ishin shitur, por ajo kundërshtua fuqishëm nga palestinezët, për shkak të çështjes së Jeruzalemit si kryeqytet.
Kësisoj, amerikano-latinët kanë zbarkuar në Rusi dhe janë vendosur më pas në bazën e tyre në Bronici, 40 km në juglindje të Moskës. Portieri Serxhio Romero nuk arriti të ishte gati për Botërori, ndërsa dëmtimi la jashtë edhe Manuel Lanzinin, por menaxheri i skuadrës përfaqësuese, Omar Souto, beson se gjithçka është gati për një Botëror të suksesshëm. “Kam qenë në 5 Botërorë dhe ky është ai më i përkryeri për ne… Nuk kemi patur asnjëherë një kamp si ky për ekipin përfaqësues”, – tha ai.
Ndërkohë, përfaqësuesja argjentinase është pritur në Moskë nga dy tifozë të veçantë. Agustina Murua ka udhëtuar me avion dhe me makina të rastit dhe thotë: “E lashë Argjentinën para dy muajsh në këtë rrugëtim, e frymëzuar çdo ditë nga fakti se do të shoh skuadrën përfaqësuese dhe do t’i shoh ata “kampionë”. Ndërkaq, Lukas Ledezma ka mbërritur nga Argjentina duke udhëtuar me biçikletë. “Le të ëndërrojmë që është e mundshme”, thotë ai.
“Sepse është një Botëror të cilin përfaqësuesja e Argjentinës e meriton”, të cilin Mesi e meriton dhe të gjithë argjentinasit e meritojnë”, – thotë përfundon tifozi Ledezma. Argjentina do të përballet në grupin D me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë.