AlbanianSport.com 13/01/2020 22:05
ASNN – Ka ardhur një goditje e dyfishtë për nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, një goditje që ka të ngjarë që të përshpejtojë dhe të përcaktojë se cila nga skuadrat do të zbresin një kategori më poshtë në përfundim të janarit. Kështu, ajo që është një gangrenë e administrimit në futbollin shqiptar, borxhet e shumta e kanë detyruar FIFA-n t’i bllokojë merkaton e janarit klubit të Luftëtarit.
Mediat sportive në vend raportojnë se klubi gjirokastrit është njoftuar sot nga qeveria e futbollit botëror se nuk ka të drejtë të bëj asnjë lëvizje në hyrje gjatë merkatos së janar. Një vendim i till vjen për shkak të disa gjyqeve në FIFA nga ish-lojtarë të Luftëtarit në 3 sezonet e fundit, teksa vendimet kanë qenë të formës së prerë, por klubi nuk i ka zgjidhur brenda afateve.
Kjo është një goditje e madhe për Luftëtarin, që duket e destinuar për të qenë një kategori më poshtë. Ndërkohë, vetëm 3 vite më parë u dënua nga FIFA me bllokim të merkatos klubi i Tiranës, teksa përkoi që atë sezon zbriti për herë të parë nga Kategoria Superiore. Por nuk është vetëm Luftëtari, pasi FIFA ka njoftuar se edhe Klubi i Flamurtarit është dënuar me tre sesione merkatoje për mosrregjistrim lojtarësh.
Vendimi është marrë që në 4 shtator të vitit 2019 për shkak të problemeve të trashëguara vit pas viti me borxhet e pashlyera ndaj futbollistëve. Tashmë Flamurtari nuk merr dot lojtarë për këtë muaj, merkaton e verës 2020, si dhe atë të janarit 2021, ndërsa kjo i shtohet krizës që ka kapluar këtë sezon klubin, të cilit vetëm një mrekulli “Deux-ex-machina” mund ta shpëtojë nga rënia.