Albaniansport.net 19.01.2016 10:40
ASNN – Ish-shefi i Tiranës, Tagani thotë se klubet shqiptare duhet të punojnë ndryshe, që të mos dënohen nga FIFA. Në fakt, nuk është i vetmi klub që ka probleme me FIFA-n. Flamurtari e pësoi keq për shkak të borxheve ndaj lojtarëve, duke iu hequr 3 pikë nga renditja, por fatin e tij mund ta kenë edhe të tjerë në Kategorinë Superiore.
Tirana dhe Vllaznia kanë qenë ndër emrat e lakuar prej muajsh për pagesa të padhëna në kohën e duhur për futbollistët. Nga vjen ky problem kaq serioz në futbollin shqiptar? Ish-administratori i Klubit të Futbollit “Tirana”, Salih Tagani, thotë për televizionin informativ shqiptar, “ABC News” se nuk është vështirë të gjenden fajtorët.
Pra, në rastin kur klubet janë të bashkive, dhjetëra mijë euro paguhen nga taksapaguesit. Tagani shton se rreziku është edhe më i madh se heqja e 3 pikëve. Çfarë mund të bëhet që të mos ketë pasoja të tilla? Ai flet për mënyrën sesi punoi kur ishte administrator në vitet 2011-2012.
Tek Flamurtari, ndërkaq, bëjnë me faj Bashkinë e Vlorës, në kohën kur kryetar ishte Shpëtim Gjika.