“Bomba” e MAS-it: Federatat ta përballojnë Bakúnë nga granti

Share Button

MAS-Shkresa-KOKSH-2015

Gjergj Vyshka 26.03.2015 10:55

Kundërshtimi i Bezhanit: Merrni masat që të përfaqësohemi denjësisht në këto Lojëra. Akuza e presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, se Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Plarent Ndreca, është duke penguar ecjen përpara të sportistëve dhe sportit e ka pasur një bazë. Kjo akuzë është bërë gjatë punimeve të Asamblesë së 18-të të Përgjithshme të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, e cila u zhvillua më 17 mars në mjediset e hotel “Bleartit”.

Siç bën të ditur Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Plarent Ndreca, me një shkresë të datës 24 shkurt 2015 ka lajmëruar Federatat se pjesëmarrjen e tyre në Lojërat e para olimpike Evropiane në Bakú duhet ta përballojnë nga granti i tyre. Më saktë në këtë dokument, i cili ka dhe një numër protokolli 753/1, thuhet si vijon:

“Në përgjigje të shkresës suaj nr.32, datë 28 janar 2015, “Pjesëmarrja e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Evropiane në Bakú, në zbatim të Ligjit nr.9376, datë 21 prill 2005 për Ligjin për Sportin, i ndryshuar në Ligjin Nr.9936 datë 26 qershor 2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr.160/2014, datë 27 nëntor 2014 “Për mënyën e përdorimit të fondit grant/transfertë korrekte e brendshme” për Federatat Sportive dhe Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, MAS ka bërë shpërndarjen e fondit grant për vitin 2015 për Federatat Kombëtare Sportive. Për organizimin e aktiviteteve sportive të vitit 2015, bazuar në legjislacionin e cituar më lart, me buxhetin e miratuar për vitin 2015, Federatat Kombëtare Shqiptare Sportive miratojnë planin e kostuar të aktiviteteve sipas kalendarëve sportivë përkatës. Për sa më sipër për të bërë të mundur pjesëmarrjen e sportistëve në Lojërat e para olimpike Evropiane në Bakú është detyrim dhe funksion i Federatave Kombëtare Shqiptare Sportive për disiplinat në të cilat do të marrin pjesë që të planifikojnë dhe të mbulojnë shpenzimet për pjesëmarrjen e sportistëve të tyre. Kurse KOKSH ka rol koordinues.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh