Gjergj Vyshka 25.10.2016 08:50
Boksi dhe mundja këtë javë do të zhvillojnë veprimtarinë e tyre më të rëndësishme, që është Kampionati Kombëtar i Të Rriturve.
Ai i boksit, sipas drejtorit teknik të Federatës, Migen Pero, do të zhvillohet në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet dhe kampioni do të dalë mbi bazën e medaljeve të fituara.
Kurse mundja do ta ketë veprimtarinë e saj të shtunën në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” po në kryeqytet.
Në të dy këto veprimtari pritet rivalitet i madh.