AlbanianSport.com 25/05/2018 08:50
ASNN – Boksi shqiptar ka zyrtarizuar shoqatën e veteranëve, që është bërë dje në mjediset e Hotel “Tirana-International”.
Presidenti Et’hem Ibrahimi dhe Sekretari Bashkim Mërtiri kanë mbledhur të gjithë boksierët e vjetër, ndërsa më parë është mbajtur një minutë heshtje për të gjithë ata që nuk jetojnë më.
Më pas janë nderuar me certifikatën e anëtarit të Nderit Ali Kastrati (pas vdekje), Teodor Janku (pas vdekje) dhe Mehmet Bogujevci.
Qëllimi, të paktën dhe sipas Ibrahimit, është promovimi i të gjitha vlerave të boksit në vendin tonë.