Kuqeblutë fitojnë titullin e 18-të të “kampiones” së Shqipërisë, ndërkohë që presin që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe në fund të muajit në Kampionatin e Të Rriturve. Edhe pse nuk e nisi mirë konkurrimin e ditës së parë, kur me fitoret më të shumta krahasuar me të tjerët, ndërsa pati si rival Arenën, arriti ta përmbysë gjithçka në ditën e dytë dhe ndaj është kampione e Shqipërisë për të rinj. Suksesi është arritur dje në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër.
Në këtë mënyrë, ekipi i drejtuar nga trajnerët Jozef Sermi dhe Lazarin Vila përligjin përgatitjet plot përkushtim të bërë gjatë të gjithë vitit dhe sidomos me fazën themelore, atë të përgatitjes trejavore në një grumbullim të të gjithë skuadrës. Bashkë me të rinjtë kanë qenë të pranishëm edhe të rriturit, të cilët janë duke pritur të shpallen “kampion” në fund të tetorit po në shtëpinë e tyre, në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër.
Megjithatë suksesi i shkodranëve nuk ka qenë shumë i lehtë për t’u arritur sepse, siç u pa edhe në ditën e parë eliminatore, ngacmimet e ekipeve rivale nuk kanë qenë të pakta. Një gjë të tillë e tregon edhe vete pikëzimi i ekipeve në mbyllje të kampionatit, ku Vllaznia grumbulloi 20 pikë ndaj 15 dhe 10 të dy rivalëve, Teuta e Apolonia, që e ndoqën nga pas.
Për trajnerin shkodran, Jozef Sermi, krahas dy kampionëve kombëtar si individë, Albert Kapaj në peshën 91 kg dhe Esmerald Sylja në peshen +91 kg, në fitimin e titullit kampion, i cili për nga radha është i 18-ti, kontribuan edhe tre boksierët e tjerë. E ata janë Ergys Kraja, Andrea Demaj dhe Ramazan Babaj, të cilët respektivisht në peshat 56, 75 dhe 81 kg zunë vendet e dyta.
E rëndësishme për Sermin është që me brezin e ri, me të cilin u përfaqësua Vllaznia në këtë kampionat, spikat për vlerat e tyre individuale, si në aspektin fizik dhe po aq edhe atë teknik duke garantuar për një të ardhme të sigurt në konkurrimin me ekipin e parë. Madje, sipas Sermit, njëri prej këtyre boksierëve dhe konkretisht ai i peshës deri në 60 kg me shumë mundësi do të inkuadrohet në formacionin e parë të kampionatit kombëtar të rriturve që zhvillohet në fund të muajit po në këtë Pallat Sporti.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Të Rinjtë
Rezultatet teknike të ditës finale:
Pesha 49 kg Lela (Flamurtari) – Kikrri (Teuta) 0-3
Pesha 52 kg Murja (Teuta) – Toska (Apolonia) 3-0
Pesha 56 kg Kraja (Vllaznia) – Kalliri (Apolonia) fiton me AB Kalliri, tërhiqet Kraja
Pesha 60 kg Roshi (Enea) – Muça (Arena) 0-3
Pesha 64 kg Mema (Teuta) – Memaj (Flamurtari) fiton me KO Memaj
Pesha 69 kg Killo (Arena) – Buzi (Apolonia) fiton me KO Buzi
Pesha 75 kg Demaj (Vllaznia) – Sokoli (Enea) fiton me KO Sokoli
Pesha 81 kg Babaj (Vllaznia) – Jaku (Partizani) 1-2
Pesha 91 kg Kapaj (Vllaznia) – Çullhaj (Dinamo) 3-0
Pesha +91 kg Selimi (Rozafa) – Sylja (Vllaznia) fiton me AB Sylja, tërhiqet Selimi
Si ekip: Vllaznia 20 pikë
Boksieri më luftarak: Albert Kapaj (Vllaznia)
Boksieri më teknik: Mario Sokoli (Enea)
Boksieri më i mirë: Muhamed Mema (Teuta)