Gjergj Vyshka 30.11.2016 16:10
Vetëm Vilson Guri ka qenë medalje e artë për Shqipërinë në turneun “Adem Jashari”, që për dy ditë me radhë është në Prishtinë. Boksieri i peshës 52 kg ka mundur në finale 2-0 maqedonasin Isak Sulejmani.
Ndërkohë për kuqezinjtë e ringut janë dhe dy medalje të argjendta. Më parë Ardit Nurja, i cili në peshën 56 kg është mundur nga belgu Usturoi Vasile 0-2, si dhe Arjon Kajoshi, që në peshën 75 kg, është mundur 0-2 nga belgu Vekunca Ruben.
Kurse fituesit e tjerë ishin në peshën 56 kg Ajigah Dodji (Belgjikë), në peshën 64 kg Dielli Vranoci, në peshën 64 kg Violant Sulejmani, në peshën 69 kg Besart Kurhasku dhe Lulzim Ismaili (Maqedoni), në peshën 81 kg Ardit Delijaj dhe Luka Plantiç (Kosovë).
Në peshën 91 kg triumfoi Armend Xhoxhaj, i cili u shpall dhe boksieri më i mirë i turneut. Përgjithësisht një përfaqësim i mirë i boksierëve kuqezinj.