Gjergj Vyshka 31.10.2016 11:35
Boksierët bardheblu, të përgatitur nga Skënder Kurti dhe Sead Bushati e nën sponsorizimin e Tonin Uldedajt, kanë marrë 5 medalje ari. Pas tyre Vllaznia me 3 të tilla dhe në vendin e tretë Teuta. Kështu, Tirana e dorezave është “kampione” e Shqipërisë në boks për të rritur. Ky është përfundimi i Kampionatit të 42-të Kombëtar të Boksit për Të Rritur, i cili për 3 ditë është zhvilluar në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet.
Atmosferë inkandeshente, tifozeri dhe thirrje të mëdha, ndërsa më së shumti është dëgjuar shprehja: “Mbyte…!” Në përgjithësi gjithçka ka shkuar në rregull, ndërsa Tirana me 5 medalje ari është “kampione”. Meritë e trajnerëve Skënder Kurti dhe Sead Bushati, por dhe sponsorit Tonin Uldedajt. Sepse përveç kësaj bardheblutë kanë pasur dhe boksierin më luftarak, që i ka takuar Denis Nurjes.
Por edhe boksierin më të mirë të veprimtarisë, që ishte Alban Beqiri. Ndërkohë boksieri i perspektivës është cilësuar Vuksan Guri, kurse më tekniku Krenar Zeneli, i cili ka dalë “kampion” në peshën 56 kg edhe duke qenë i çarë në vetull. Një ceremoni festive në përfundim të veprimtarisë, ndërsa presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Florend Kalivopulli, ka vlerësuar kampionatin.
Ai ka bërë të ditur se në dhjetor do të festohet madhërisht rikthimi i boksit në vendin tonë pas 25 vjetësh. Përfundimisht Tirana është “kampione” për të rritur.
Kampionatit i 42-të Kombëtar
i Boksit – Të Rritur
Rezultatet teknike të finaleve:
Pesha 46-49 kg Guri (Vllaznia) – Kikrri (Teuta) (fiton me KO në raundin e 3-të boksieri shkodran)
Pesha 52 kg Murja (Teuta) – Qekaçi (Vllaznia) (fiton me AB boksieri durrsak për mosparaqitje të kundërshtarit)
Pesha 56 kg Vrapi (Teuta) – Zeneli (Flamurtari) 0-3
Pesha 60 kg Zajmi (Tirana) – Muça (Arena) 3-0
Pesha 64 kg Merkohasani (Tirana) – Mema (Teuta) 2-1
Pesha 69 kg Kuqari (Apolonia) – Nurja (Tirana) (fiton me KO në raundin e parë boksieri shkodran)
Pesha 75 kg Beqiri (Tirana) – Shytani (Vllaznia) 3-0
Pesha 81 kg Bermeta (Tirana) – Babaj (Vllaznia) (fiton me AB boksieri bardheblu për mosparaqitje të kundërshtarit)
Pesha 91 kg Demaj (Vllaznia) – Xhediku (Tirana) 3-0
Pesha +91 kg Laçi (Tirana) – Hysa (Vllaznia) 1-2
Boksieri më luftarak : Denis Nurja (Tirana)
Boksieri i perspektivës : Vuksan Guri (Vllaznia)
Boksieri më teknik : Krenar Zeneli (Flamurtari)
Boksieri më i mirë : Alban Beqiri (Tirana)
Si ekip : Tirana, 5 medalje ari