AlbanianSport.com 25.04.2016 10:50
ASNN – Vlora ka qenë për tre ditë me radhë qendra e Kampionatit Kombëtar të Boksit për Shkollorët dhe Paratërinjtë. Dita e djeshme ka qenë e fundit, ndërsa janë luajtur finalet sipas peshave të caktuara.
Paradite janë luajtur ndeshjet e moshave shkollore nha pesha 35 deri në 75 kg. Kanë qenë ndeshje me plot rivalitet e në fund kampione e moshave shkollore ishte Teuta, që është ndjekur nga Flamurtari dhe Tirana.
Me takimet finale të kadetëve, që janë zhvilluar pasditen e së dielës po në Vlorë, ka përfunduar dhe kampionati i moshave në boks. Tek paratërinjtë, “kampion” është shpallur Vllaznia, e cila ka lënë pas Tiranën dhe Teutën.
Mateo Zeneli dhe Arbion Lazimi ishin edhe sportistët më të mirët e kësaj veprimtarie.
Kampionatit Kombëtar i Boksit
për Shkollorët dhe Paratërinjtë
Rezultatet teknike të shkollorëve:
Pesha 35.5 kg Murja (Teuta) – Hoxha (Apolonia) 3-0
Pesha 37 kg Lika (Apolonia) – Koço (Flamurtari) 0-3
Pesha 38.5 kg Ara (Vllaznia) – Vulka (Tirana) 3-0
Pesha 40 kg Toçi (Teuta) – Hysollari (Enea) 3-0
Pesha 41.5 kg Shulli (Elbasani) – Berko (Teuta) 0-3
Pesha 43 kg Mezani (Flamurtari) – Arizi (Elbasani) 3-0
Pesha 44.5 kg Shabanaj (Apolonia) – Hyka (Apolonia) (fiton me KO Hyka)
Pesha 46 kg Cera (Tirana) – Krasniqi (Teuta) 1-2
Pesha 48 kg Luzi (Flamurtari) – Ymeri (Arena) (fiton me KO Luzi)
Pesha 54 kg Gjetaj (Vllaznia) – Rucaj (Tirana) 3-0
Pesha 56 kg Haruni (Flamurtari) – Muzhika (Tirana) 3-0
Pesha 62 kg Doda (Vllaznia) – Likmetar (Tirana) 0-3
Pesha 65 kg Gjonaj (Tomori) – Balla (Tirana) (fiton me KO Balla)
Pesha 72 kg Kaloshi (Tirana) – Hoda (Kukësi) 3-0
Pesha +76 kg Kaxhanolli (Apolonia) – Alia (Vllaznia) 3-0
Rezultatet teknike të paratërinjtë:
Pesha 44-46 kg Luna (Vllaznia) – Ramadani (Enea) 2-1
Pesha 48 kg Gashi (Enea) – Tusha (Vllaznia) 0-3
Pesha 50 kg Ceri (Tirana) – Hysa (Vllaznia) (fiton me KO Ceri)
Pesha 52 kg Bushi (Tomori) – Murja (Teuta) 0-3
Pesha 54 kg Skënderi (Tirana) – Hoxha (Vllaznia) 2-1
Pesha 57 kg Zeneli (Flamurtari) – Qerpiku (Vllaznia) 3-0
Pesha 60 kg Vraja (Arena) – Eliazi (Vllaznia) 1-2
Pesha 63 kg Selimaj (Enea) – Kallamoqi (Vllaznia) 0-3
Pesha 66 kg Vargu (Tirana) – Thikaxhiu (Arena) 3-0
Pesha 70 kg Çepele (Apolonia) – Kuqi (Besa) 2-1
Pesha 75 kg Ndreu (Tirana) – Vata (Vllaznia) 1-2
Pesha 80 kg Gjonpalaj (Vllaznia) – Lazimi (Teuta) 0-3
Pesha +80 kg Rojku (Teuta) – Selmani (Tomori)
(fiton me tërheqje të kundërshtari Rojku)