Një numër i pakët boksierësh, gjë që justifikohet me dëmtimet që kanë pasur boksierët në arenën ndërkombëtare. Shkodranët të pakënaqur që Vllaznia hoqi dorë dhe doli jashtë lufte nga ky trofe. Me ndeshjet finale, të zhvilluara dje në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, ka përfunduar Kupa e Shqipërisë në boks duke mbyllur edhe kalendarin e veprimtarive për vitin 2016.
Ashtu si edhe në ditën e parë, edhe në të dytën, emocionet më të mëdha i ka dhuruar pesha deri në 75 kg. Finalja e kësaj peshe mes Albi Sorrës të Teutës dhe Alban Beqirit të Tiranës mori edhe duartrokitjet e shumta të tifozerisë shkodrane. Ndeshje kjo që nxori fitues boksierin Alban Beqiri, i cili u shpall njëkohësisht dhe më i miri i kësaj veprimtarie.
Pas daljes nga lufta për trofe të Vllaznisë, që nuk është pritur mirë nga shkodranët, dueli për kupën e Shqipërisë ka qenë mes Teutës dhe Tiranës. E në fund, me numër të barabartë vendesh të para, është shpallur fitues Teuta. Presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Florend Kalivolulli, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Edmond Kabashi, trajneri i kombëtares Zef Gjoni dhe mysafiri nga boksi kosovar Mehmet Bugajevski, ka shpërndarë kupat për individët dhe ekipit fitues të Kupës së Shqipërisë.
Kupa e Shqipërisë në Boks 2016
Rezultatet teknike të finaleve:
Pesha 52 kg Lelaj (Flamurtari) – Murja (Teuta)
(fiton Murja me AB për mosparaqitje të kundërshtarit)
Pesha 56 kg Vrapi (Teuta) – Kikrri (Teuta) 3-0
Pesha 60 kg Zeneli (Flamurtari) – Muça (Arena) 3-0
Pesha 69 kg Nurja (Tirana) – Kuqari (Apolonia)
(fiton Nurja me AB për tërheqje të kundështarit nga ringu)
Pesha 75 kg Sorra (Teuta)- Beqiri (Tirana) 0-3
Pesha 91 kg Xhediku (Tirana)- Laçi (Tirana) 2-1
Pesha +91 kg Hysa (Vllaznia) – Kapaj (Vllaznia)
(fiton Hysa me AB për mosparaqitje të kundërshtarit)
Boksieri i perspektivës: Ardit Murja (Teuta)
Boksieri më luftarak: Emiliano Xhediku (Tirana)
Boksieri më teknik: Krenar Zeneli (Flamurtari)
Boksieri më i mirë: Alban Beqiri (Tirana)
Si ekip: Teuta