Kampionati Kombëtar i Boks për Të Rinj tashmë ka mbërritur në ditën e tij kulmore, teksa sot do të luhen finalet sipas peshave.
Pas një rivaliteti që përshkoi ballafaqimet e ditës së parë, kryesisht mes Vllaznisë dhe Arenës, dita e dytë ka evidentuar forcën e boksierëve kryeqytetas të ekipit privat.
Një gjë të tillë me sa duket e ndjejnë nga afër edhe shkodranët, të cilët kanë pranuar se këtë vit skuadra e drejtuar nga trajneri Albi Sorra është e përgatitur.
Ndeshja më e bukur e ditës ishte ajo e peshës 75 kg mes Abazajt të Teutës dhe Kalivopullit të Arenës, fituar nga 17-vjeçari, 3-0. Sot pritet të shpallen kampionët.
Kampionati Kombëtar
i Boksit për Të Rinj
Rezultatet teknike të ditës së dytë:
Pesha 49 kg Llukaj(Teuta) – Xhelilaj (Tirana) 0-3
Pesha 56 kg Bejko(Arena) – Asllani (Enea) 2-1
Pesha 60 kg Boriçi (Vllaznia) – Muça (Arena) 2-1
Pesha 69 kg Xhezaj (Flamurtari) – Ymeri(Arena) 0-3
Pesha 69 kg Muriqi(Vllaznia) – Shushari(Tomorri) (Fiton me KO Muriqi)
Pesha 75 kg Abazaj(Teuta) – Kalivopulli (Tirana) 0-3
Pesha 75 kg Demaj (Vllaznia) – Marku (Arena) 1-2
Pesha 91 kg Merko (Arena) – Hoxha (Apolonia) (Fiton me KO Hoxha)