Boks / Shtohet një ring i ri, tashmë edhe në palestrën “Arena”

Share Button

Boks-Arena-2016-ndeshje

Gjergj Vyshka 11.04.2016 18:05

Boksit shqiptar tashmë i është shtuar edhe një ring i ri, ndërsa bëhet fjalë për atë që dje është vendosur në terren të hapur kur një mini-kampionat është zhvilluar mes pallateve në Tiranë pranë ish-parkut të autobusëve në kryeqytet. Pikërisht vëllezërit Fatjon dhe Albi Sorra, së bashku me ekipin e tyre të palestrës “Arena”, janë bërë nismëtar të ngritjes së skuadrës së boksit.

Por njëkohësisht kanë ftuar dhe skuadra si Enea e Ilir Shametit, Teutës së Jani Nanos, Tomorit të Gentian Begajt, Apolonisë së Baftjar Abazit dhe Tiranës së Renato Kurtit për të zhvilluar një veprimtari miqësor. Një veprimtar miqësore kjo që ka qenë me lejen e Federatës Shqiptare të Boksit dhe që ka pasur gjyqtar në ring si Halit Ymeri, Jani Nano, Enea Kovaçi dhe Besnik Gjetja.

Si dhe kryegjyqtar i garave ka qenë specialisti i boksit Et’hem Ibrahimi, që së bashku me Ramiz Rekën, Rami Sadushin, Ismet Varfin kanë qenë të pranishëm për të vlerësuar këto boksierë të së ardhmes. Në 12 ndeshje të luajtura, dy kanë përfunduar barazim, në 3 kanë fituar boksierët e Arenës dhe 7 të tjerat kanë qenë për miqtë. Në përgjithësi skuadra e Fation dhe Albi Sorrës ka demonstruar se do të jetë me të ardhme në boksin shqiptar, sepse “Arena” është e hapur për dashamirësit e dorezave.

 

Trofeu “Arena” 2016

 

Rezultatet teknike:

 

Dori Ymeri (Arena) – Jurgen Peposhi (Enea)                1-1

Rudolf Toçi (Arena) – Mario Ramadani (Enea)              3-0

Amarildo Vraja (Arena) – Roi Qoshja (Tirana)                1-2

Asmir Skutina (Arena) – Ardit Toska (Apolonia)                        3-0

Ardit Boriçi (Teuta) – Rodolf Mata (Apolonia)                 3-0

Denis Muça (Arena) – Ergert Selimaj (Apolonia)           3-0

Valentino Selimaj (Arena) – Klajdi Xarku (Tirana)         1-2

Amarildo Shushari (Tomori) – Eljos Sala (Arena)          2-1

Orges Caka (Arena) – Ariol Buzi (Apolonia)                   0-3

Neraldo Ymeri (Arena) – Albert Biba (Teuta)                  1-1

Uest Metaliu (Arena) – Andi Hoxha (Apolonia)              1-2

Donald Paluca (Arena) – Kevin Brahimllari (Tirana)    1-2

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

KOKSH / Presidenti Ylli pret boksierët medalistë, premton mbështetje konkrete

KOKSH / Presidenti Ylli pret boksierët medalistë, premton mbështetje konkrete

AlbanianSport.com 09/11/2021 20:55 ASNN – Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)

Boks / Ambasadori gjerman në Prishtinë: Ky, Ballkan i mbyllur, jo i hapur

Boks / Ambasadori gjerman në Prishtinë: Ky, Ballkan i mbyllur, jo i hapur

AlbanianSport.com 27/10/2021 18:35 ASNN – Reagon edhe presidenti Vuçiç për incidentin me boksierët

Arte Luftarake / “Albulena – Fight Night”, të dielën, në RTSH Sport

Arte Luftarake / “Albulena – Fight Night”, të dielën, në RTSH Sport

AlbanianSport.com 11/09/2021 20:55 ASNN – 8 duele luftarake të disiplinës së “Mjui Thai”-t ofrojnë

Kikboks / Ferit Keta shpallet “kampion bote”, i mjaftojnë vetëm 3 raunde

Kikboks / Ferit Keta shpallet “kampion bote”, i mjaftojnë vetëm 3 raunde

AlbanianSport.com 15/08/2021 14:15 ASNN – Në një përballje historike dhe në një kala historike, atë

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

AlbanianSport.com 14/01/2021 17:55 ASNN – Gjendja në KOKSH rrezikon pjesëmarrjen e sportistëve

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh