Gjergj Vyshka 05.06.2016 15:45
Boksi shqiptar do të luajë shanset e fundit për të qenë me normë kualifikimi në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.
Për këtë arsye dje kombëtarja e boksit shqiptar nën drejtimin e trajnerëve Zef Gjoni dhe Jozef Sermi dhe me pjesëmarrjen e Krenar Zenelit, Taulant Zajmit, Alban Beqirit, Arjon Kajoshit dhe Syrja Marinajt është nisur për në Baku.
Përpara zhvillimit të turneut kualifikues për në Lojërat Olimpike “Baku 2016”, kombëtares së boksit do t’i paraprijë një stërvitje 10-ditore, e cila është mundësuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.