Gjergj Vyshka 21.12.2015 13:25
Teuta e Jani Nanos në Kupën e Shqipërisë ka pasur edhe një boksier me origjinë shqiptare, i cili në fakt vjet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai është me pasaportë amerikane dhe i peshës 60 kg. Bëhet fjalë për Reshat Matin, i cili ka arritur të shpallet fitues në këtë peshë.
Dhe Jani Nano është krenar për të, kurse sipas tij Federata Shqiptare e Boksit ka nisur të gjitha përgatitjet e saj që të bëjë të mundur që ky sportist të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
Sepse e shohin si një talent, i cili mund të sjellë rezultatet e pritshme e pse jo edhe medalje…