AlbanianSport.com 22.05.2016 22:55
ASNN – Arnold Gjergjaj e ka humbur duelin kundër anglezit, David Hajes, të shtunën në mbrëmje në Londër, në ndeshjen më të rëndësishme në karrierën e boksierit shqiptar.
Në pranin e rreth 20 mijë shikuesve në “O2 Arena” të Londrës janë ngjitur në ring dy boksierët të cilët kërkonin fitore.
Boksieri shqiptar nuk e nisi duelin mirë, sepse vetëm pas disa sekondave ai u gjet në dysheme.
Edhe më raundin e dytë, boksieri ynë nuk e nisi mirë duelin duke u gjetur sërish në tokë.
Britaniku nuk u ndal më kaq, duke i dhënë edhe “nokautin” e tretë Gjergjajt dhe duke e fituar këtë ndeshje që në raundin e dytë.
Gjergjaj humb ndeshjen kryesore në rrugën drejt titullit të kampionit të botës në pesha të rënda. Ai ka 29 ndeshje të fituara dhe një humbje.