“Kupa e Shqipërisë u shoqërua me ndeshje të bukura, si në ditën e parë, ashtu dhe në të dytën, – ka deklaruar presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Florend Kalivopuli. – Në finale, rivaliteti u përqendrua tek treshja Tirana-Teuta-Vllaznia. Realisht pjesëmarrja nuk ishte në masën e atyre të mëparshme, kjo edhe për faktin se ekipet dhe boksierët e tyre vinin pas disa konkurrimeve të rëndësishme ndërkombëtare.”
“Disa prej tyre kanë pasur dhe probleme dëmtimesh, – ka vijuar ai. – Viti 2016 për boksin shqiptar ka qenë i suksesshëm duke pas parasysh luftën e fortë sportive, rivalitetin dhe konkurrencën mes disa ekipeve për fitimin e trofeve. Gjë që ka sjell edhe rritjen në përgjithësi të nivelit cilësor. Për sa i përket konkurrimit në veprimtaritë ndërkombëtare nuk kishte ndonjë gjë për të shënuar.
“Sepse, realisht, edhe pse konkurrimet dhe përpjekjet në shumë veprimtari të rëndësishme ndërkombëtare nuk munguan nuk u arrit ndonjë gjë konkrete, – ka vijuar kreu i organizmit që qeveris ringun shqiptar. – Megjithatë, në krahasim me një vit më parë, boksi shqiptar në arenën ndërkombëtare ishte një hap më lart në aspektin e nivelit cilësor të përfaqësimit të tij, sepse arritëm të shkonim deri në turin e 3-të”