Gjergj Vyshka 30.10.2016 10:25
Kampionati Kombëtar i Boksit për Të Rritur shpall sot paradite fituesit e tij, ndërsa në mbrëmje, në ndeshjet e ditës së dytë që janë luajtur në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, kanë dominuar boksierët e Tiranës.
Kështu, janë finalistë Anxhelo Merkohasanaj në peshën 64 kg, Denis Nurja në peshën 69 kg, Alban Beqiri në peshën 75 kg, Alban Barameta në peshën 81 kg dhe Indrid Laçi në peshën +91 kg.
Po kështu janë finalist dhe Klevis Vrapi i Teutës në peshën 56 kg, Denis Muça i Arenës në peshën 60 kg, Kristian Shytani i Vllaznisë në peshën 75 kg, Nelson Hysa në peshën +91 kg. Kësisoj, priten finale interesante.