Boks / Nuri Seferi flet pas dështimit: Do të kthehem më i fortë

Share Button

Boks-Nuri-Seferi-civil

AlbanianSport.com 02.02.2015 17:35

ASNN – Nuri Seferi, quajtur ndryshe “Tajsoni shqiptar”, dje në ringun polak të Turinit ka humbur shansin për të qenë Kampion Bote në versionin WBO Europe. Në ndeshjen eliminatore ka pasur përballë polakun Glovacki, në një ndeshje që është gjykuar nga italiani Xhiustino Di Xhiovani, ndërsa në juri kanë qenë hungarezët Ferenc Budai dhe Zoltan Eniedi, si dhe gjermani Holger Vierman. Me një gjatësi për t’u admiruar, edhe pse ka qenë më i lehtë në peshë se sa Seferi, polaku e ka dominuar ndeshjen.

Duke folur pas humbjes që pësoi, boksieri shqiptar e pranon se është mërzitur dhe se i erdhi keq që nuk arriti fitore, por insiston se do të kthehet më i fortë se kurrë. “Natyrisht që humbja më ka mërzitur, por s’duhet të merrem shumë me këtë, – ka deklaruar ai. – Duhet shikuar të ardhmen, ndërsa kjo i mbetet të së kaluarës. Them se nuk ishte dita ime. Të premten në darkë kisha temperaturë 38.5 gradë. Dhe, kjo më ndikoi shumë në ndeshje. S’kisha fare përqendrim.”

Por 38-vjeçari me origjinë nga Gostivari thotë se do të kthehet dhe thotë: “Po shumë shpejt do të rikthehem më i fortë se kurrë. Natyrisht që humbja të dhemb, por siç e theksova më lartë duhet të shikoj përpara. Tani më duhet vetëm të rigjeneroj trupin se gjatë gjithë kohës kam pasur probleme me kurrizin. Më duhet pushim, të paktën 10 ditë dhe do t’i kthehem stërvitjes. Ajo që kam kërkuar deri tani është titulli botëror. Por, fillimisht më duhet të pushoj dhe pastaj të shikojmë.”

“Në pranverë sërish do të ngjitem në ring”, përfundoi boksieri Nuri Seferi. Rrugëtimi i boksierit shqiptar Nuri Seferi drejt titullit botëror në versionin WBO u ndal në Torun të Polonisë, ku ai humbi me vendim të jurisë pas 12 raundeve duelin përballë polakut Krisztof Glovacki. Ai ka një rekord prej 36 fitoresh, prejt të cilave 20 me “‘nokaut”, dhe 7 humbje. Në 12 raunde, polaku, me grushtet e tij të gjata e ka mbajtur në distancë dhe gjithmonë e ka goditur atëherë kur duhej.

Taktika e Seferit për të qëndruar me kundërshtarin afër dhe për t’i gjetur mundësinë për ta goditur e për ta hedhur në ring nuk ka funksionuar. Sepse duke e administruar ndeshjen gjatë gjithë 12 raundeve, polaku Glovacki, edhe me mbështetjen e publikut, ia ka dalë të jetë fitues me pikë. Kjo ishte për humbja e shtatë në 43 ndeshje, njërën prej të cilëve e ka me “nokdaun”. Ishte e parashikueshme që Seferi do ta kishte të vështirë në Poloni, sepse nuk mund të ndodhte ndryshe në një ndeshje të fituar me pikë nga Glovocki.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

KOKSH / Presidenti Ylli pret boksierët medalistë, premton mbështetje konkrete

KOKSH / Presidenti Ylli pret boksierët medalistë, premton mbështetje konkrete

AlbanianSport.com 09/11/2021 20:55 ASNN – Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)

Boks / Ambasadori gjerman në Prishtinë: Ky, Ballkan i mbyllur, jo i hapur

Boks / Ambasadori gjerman në Prishtinë: Ky, Ballkan i mbyllur, jo i hapur

AlbanianSport.com 27/10/2021 18:35 ASNN – Reagon edhe presidenti Vuçiç për incidentin me boksierët

Arte Luftarake / “Albulena – Fight Night”, të dielën, në RTSH Sport

Arte Luftarake / “Albulena – Fight Night”, të dielën, në RTSH Sport

AlbanianSport.com 11/09/2021 20:55 ASNN – 8 duele luftarake të disiplinës së “Mjui Thai”-t ofrojnë

Kikboks / Ferit Keta shpallet “kampion bote”, i mjaftojnë vetëm 3 raunde

Kikboks / Ferit Keta shpallet “kampion bote”, i mjaftojnë vetëm 3 raunde

AlbanianSport.com 15/08/2021 14:15 ASNN – Në një përballje historike dhe në një kala historike, atë

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

AlbanianSport.com 14/01/2021 17:55 ASNN – Gjendja në KOKSH rrezikon pjesëmarrjen e sportistëve

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh