Gjergj Vyshka 17.06.2016 11:40
Dje në Baku ka nisur turi i fundit kualifikues për Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016” në boks, atje ku merr pjesë dhe Shqipëria.
I pari që është ngjitur në ring ka qenë Taulant Zajmi në peshën 60 kg, që është mundur 0-3 nga kosovari Violant Sylejmani.
Të tre raundet janë humbur prej boksierit tonë 28-29, 28-29 dhe 28-29. Tashmë do të ngjiten në ring Krenar Zeneli, Alban Beqiri, Arjon Kajoshi dhe Syrja Marinaj.