Boks / Nis Kampionati Kombëtar i Të Rriturve, Vllaznia dominon ditën e parë

Share Button

boks-2016-kampionati-taulant-zajmi

Gjergj Vyshka 29.10.2016 15:15

Në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, ka nisur Kampionati i 25-të Kombëtar i Boksit për Të Rritur. Në një atmosferë të ndezur, ndërsa sporti i dorezave ka ofruar ashtu si gjithnjë dhe shumë tifozë, Vllaznia që në ditën e parë ka dominuar duke treguar se është pretendente serioze për titull kampion.

Por nuk mbetet më prapa dhe Tirana, e cila është mikpritëse e kampionatit të boksit për të rritur. Nga një fitore në ditën e parë ka ardhur për boksierët e Teutës, të Arenës e Apolonisë. Ndeshja më e bukur e ditës ka qenë ajo e peshës 75 kg mes Shytanit të Vllaznisë dhe Sorrës së Arenës, që shkodrani e ka fituar pastër 3-0.

Një “fair-play” mes boksierëve dhe aspak kontestime për vendimet e gjyqtarëve, të cilët në pjesën më të madhe të tyre kanë qenë të rinj. Për t’u evidentuar është fakti se kanë qenë të pranishëm presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Florend Kalivopulli, dhe Sekretari i Përgjithshëm Edmond Kabashi.

Kampionati i të rriturve përfundon të dielën, por pritet një garë me shumë rivalitet.

 

Kampionati i 25-të Kombëtar

i Boksit për Të Rritur

 

Rezultatet teknike të ditës së parë:

 

Pesha 60 kg  Piranaj (Vllaznia) – Zajmi (Tirana)                        0-3

Pesha 60 kg  Hysa (Teuta) – Lamaj (Apolonia)              (fiton me TKO boksieri durrsak)

Pesha 60 kg  Muça (Arena) – Memaj (Flamurtari)          3-0

Pesha 69 kg  Pali (Tirana) – Kuqari (Apolonia)              0-3

Pesha 75 kg  Kajoshi (Vllaznia) – Sorra (Arena)                        3-0

Pesha 75 kg  Mërtiri (Apolonia) – Beqiri (Tirana)            (fiton Beqiri me AB nuk u paraqit kundërshtari)

Pesha 75 kg  Demiri (Elbasani) – Çullhaj (Tirana)         0-3

Pesha 75 kg  Shytani (Vllaznia) – Pasho                        (Apolonia) (fiton Shytani me AB nuk u paraqit kundërshtari)

Pesha 91 kg  K. Demaj (Vllaznia) – A. Demaj                 (Apolonia) (fiton Kristian Demaj me TKO).

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh