Boks / “Memorial Vllaznia 2016”, Shqipëria e ringut bëhet gati për garë

Share Button

Boks-Pero-Kabashi

Gjergj Vyshka 01.03.2016 13:30

Sekretari Kabashi: “Kjo veprimtari do të jetë testimi më i mirë për boksierët tanë, të cilët do të marrin pjesë në garat kualifikuese të Lojërave Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016””. “Memorial Vllaznia”, që do të zhvillohet në Shkodër, nga data 11, deri më 14 mars 2016, e ka angazhuar maksimalisht Federatën Shqiptare të Boksit.

Prej vitesh është një veprimtari që ndodhet në kalendarët e Federatës Evropiane dhe Botërore të Boksit, ndaj dhe angazhimi është maksimal, jo vetëm në organizim, por dhe në përzgjedhjen e boksierëve shqiptarë. Sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Boksit, Edmond Kabashi, do të jenë pjesëmarrës rreth 70 boksierë.

“Deri më tani, – thotë Kabashi, – kanë konfirmuar pjesëmarrjen Ukraina, Kazakistani, Bullgaria, Kosova, Maqedonia. Jemi në pritje të konfirmimit të Greqisë, Italisë dhe Gjermanisë. Për ne, si kombëtare e Shqipërisë, do të jetë një testim i mirë për të gjithë ato boksier që do të marrin pjesë në garat kualifikuese të “Rio de Zhaneiro 2016”.”

“Bëhet fjalë për në prill në Turqi dhe në qershor në Azerbajxhan, – ka vijuar nr. 2 i organizmit që qeveris boksin shqiptare. – Për një përgatitje më të mirë boksierët do të shkojnë madje edhe për një muaj përgatitje në Azerbajxhan dhe një muaj tjetër në Bullgari ose Ukrainë.”

“E gjithë ideja është pjesëmarrja e mirë në “Memorial Vllaznia 2016”, por më pas dhe në garat kualifikuese, ku ne pretendojmë që të kemi të kualifikuar me normë në Lojërat Olimpike”, – ka përfunduar Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Boksit, Edmond Kabashi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh