Arjon Kajoshi dhe Syrja Marinaj, ky i fundit është shpallur boksieri më i mirë i Turneut të 13-të Ndërkombëtar i Boksit, “Memorial Vllaznia 2016”, kanë qenë fitues në peshat e tyre, ashtu sikurse dhe Nelson Hysa. Kazakistani fitues si ekip. Në prononcimin e dhënë në përfundim të veprimtarisë për mediat e pranishme, trajneri i ekipit kombëtar të Shqipërisë, Zef Gjoni, është shprehur shumë i kënaqur për paraqitjen dhe rezultatet e arritura nga boksierët kuqezi.
Duhet thënë se treshja shkodrane e klubit Vllaznia, Kajoshi-Marinaj-Hysa, ishin të vetmit që arritën të shpalleshin “kampionë” duke merituar edhe medaljet e arta në peshat e tyre, përkatësisht 75, 81 dhe plus 91 kg. E kjo tregon se në klubin shumësportësh “Vllaznia” punohet me mjaft pasion dhe seriozitet për sportin e boksit. Sipas teknikut të kuqezinjve tanë, Gjoni, në fokus të punës së tyre si staf teknik është puna stërvitore për garat kualifikuese të Lojërave Olimpike.
Për këtë ai bëri të ditur se në tre veprimtaritë e mëpasshme ndërkombëtare, që do të zhvillohen në Greqi, Turqi dhe Azerbajxhan, boksi shqiptar do të bëjë të pamundurën të sigurojë të paktën dy pjesëmarrje në Olimpiadë.
Turneu i 13-të Ndërkombëtar i Boksit
“Memorial Vllaznia 2016”
Rezultatet teknike të ditës së tretë:
Pesha 49 kg Duisenbai (Kazakistan) – Dimitri (Bullgari) 3-0
Pesha 52 kg Aleksandrov (Bullgari) – Isakulov (Kazakistan) 3-0
Pesha 56 kg Zeneli (Shqipëri) – Kalzhanov (Kazakistan) 1-2
Pesha 60 kg Sulejmani (Kosovë) – Koptileuov (Kazakistan) 2-1
Pesha 64 kg Rrasi (Kosovë) – Mger (Ukrainë)
(fiton me AB boksieri ukrainas për tërheqje të kundërshtarit)
Pesha 69 kg Kurhaku (Kosovë) – Yrzabajev (Kazakistan) 1-2
Pesha 75 kg Muharremi (Kosovë) – Marinaj (Shqipëri) 0-3
Pesha 91 kg Xhoxhaj (Kosovë) – Kostandin (Ukrainë) 3-0
Pesha +91 kg Hysa (Shqipëri) – Batinkov (Bullgari) 3-0
Renditja ekipore:
Kazakistani 3 medalje ari
Shqipëria 3 medalje ari
Kosova 2 medalje ari
Bullgaria 1 medalje ari
Ukraina 1 medalje ari
Boksieri më i mirë i turneut: Syrja Marinaj (Shqipëri)
Boksieri më i mirë vendës: Nelson Hysa (Shqipëri)