AlbanianSport.com 24.04.2016 11:15
ASNN – Kampionati Kombëtar i Boksit për Shkollorë dhe Paratërinj ka dhuruar sërish mjaft emocione edhe në ditët e tij të dytë të aktivitetit që po zhvillohet në palestrën e madhe të Vlorës.
Ndeshje të fituara me pikë, por edhe “nokaut”, teksa ka pasur mjaft rivalitet, ndërsa edhe boksierë mjaft të dalluar. Fillimisht janë zhvilluar ndeshjet për moshat shkollore nga 12 deri në 14 vjec që kanë dhënë mjaft rezultate interesante.
Ndërkohë menjëherë më pas janë zhvilluar edhe takimet e moshës së kadetëve, deri në 16 vjeç, ku ka pasur edhe takime të fituara me “nokaut”. Kampionati Kombëtar i Boksit për Shkollorë dhe Paratërinj mbyllet sot
Kampionati Kombëtar i Boksit
për Shkollorë dhe Paratërinj
Rezultatet teknike të shkollorëve:
Pesha 46 kg Krasniqi (Teuta) – Peposhi (Enea) 2-1
Pesha 48 kg Elmazaj (Apolonia) – Ymeri (Arena) 0-3
Pesha 52 kg Malaj (Apolonia) – Ruka (Tomori) 0-3
Pesha 52 kg Demiri (Enea) – Pane (Arena) 3-0
Pesha 54 kg Azizaj (Flamurtari) – Gjeta (Vllaznia) 0-3
Pesha 54 kg Dardha (Vllaznia) – Haruni (Flamurtari) 0-3
Pesha 65 kg Leka (Apolonia) – Balla (Tomori) (fiton me KO Balla)
Rezultatet teknike të paratërinjve:
Pesha 46 kg Mamani (Apolonia) – Ramadani (Enea) 0-3
Pesha 50 kg Hysa (Vllaznia) – Toçi (Arena) 3-0
Pesha 52 kg Oborri (Vllaznia) – Murja (Teuta) 1-2
Pesha 52 kg Llani (Teuta) – Hoxha (Vllaznia) 0-3
Pesha 54 kg Frroku (Tirana) – Vraja (Arena) 0-3
Pesha 54 kg Eljazi (Vllaznia) – Muhaj (Apolonia) (fiton me KO Eljazi)
Pesha 57 kg Adenaj (Teuta) – Zenelaj (Flamurtari) 0-3
Pesha 57 kg Hyka (Apolonia) – Qerpiti (Vllaznia) (fiton me KO Qerpiti)
Pesha 63 kg Selimaj (Enea) – Azisi (Tomori) (fiton me KO Selimaj)
Pesha 63 kg Kalamoshi (Vllaznia) – Shoshja (Teuta) 3-0