AlbanianSport.com 28.10.2014 18:55
ASNN – Mario Sokoli do të jetë përfaqësuesi i vetëm i boksit shqiptar në Kampionatin Evropian të Nën-16-vjeçarëve, i cili do të mbahet në Alapa të Rusisë, nga data 31 tetor, deri më 9 nëntor.
Boksieri i kategorisë së peshës trupore deri në 70 kg do të shoqërohet nga trajneri Renato Kurti, ndërsa shpresohet në një përfaqësim dinjitoz, pse jo dhe ndonjë medalje, ashtu sikurse bëri Jurgen Uldedaj në Kampionatin Evropian të Të Rinjve.
Në këtë kampionat, i cili javën e kaluar u mbajt në Zagreb të Kroacisë, boksieri 17-vjeçar mori medaljen e bronztë në peshën e tij, duke premtuar për të ardhmen e ringut kuqezi.