Gjergj Vyshka 10.12.2014 13:25
Kryesia e Federatës Shqiptare të Boksit ka zhvilluar dje mbledhjen e saj të radhës nën drejtimin e presidentit Gjergji Leqejza. Sipas drejtorit teknik të kësaj Federate, Mirgen Pero, mbledhja ka pasur për qëllim ndarjen e pjesës së mbetur të grandit 2014, e cila do të jetë për pagesat e disa faturave të mbetura, disa taksave në arenën ndërkombëtare, por dhe taksave të Bashkisë, atje ku që nga 2004 çdo Federatë ka një taksë gjelbërimi për të paguar.
Përtej kësaj, boksi shqiptar nuk ka pasur të tjera probleme, ndërsa me Kupën e Shqipërisë në Shkodër javën e kaluar, apo dhe me pjesëmarrjen e suksesshme të Uldedajt në turneun ndërkombëtar të Azerbajxhanit, i cili mori medalje ari, ka mbyllur të gjitha aktivitetet e vitit 2014. Kuptohet për të hyrë me më shumë entuziasëm në vitin 2015, ndërsa ende nuk ka një datë për asamblenë vjetore.