AlbanianSport.com 17.05.2015 12:40
ASNN – Boksierja e përfaqësues së Kosovës, Donjeta Sadiku, e ka fituar duelin e parë në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Taivan.
Boksierja kosovare e ka mposhtur rivalen nga Zvicra, Naomi, duke u kualifikuar për në çerekfinalen e këtij botërori.
Kësisoj, Donjeta Sadiku është në rrugë të mbarë që t’i sjellë Kosovës medalje nga ky eveniment i madh i boksit.
Ndërkaq, nesër në ring do të ngjitet Dafina Abrashi, një tjetër boksiere që përfaqëson Kosovën në Kampionatin Botëror.