Boks / Kampionati Kampionati Kombëtar i Të Rriturve ngre siparin

Share Button

Boks-Kampionati-2015-ndeshje

AlbanianSport.com 24.10.2015 07:00

ASNN – Kampionati Kombëtar i Të Rriturve në Boks, i cili ka ngritur të premten siparin e tij, vazhdon të shtunën me ndeshjet gjysmëfinale dhe mbyllet të dielën me finalet. Në dhjetë ndeshjet e ditës së parë, ekipi më i suksesshëm është paraqitur Vllaznia e Shkodrës e ndjekur nga rivalja kryesore Tirana, pastaj Flamurtari dhe Teuta.

Pasditja e djeshme në Pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës ka shënuar nisjen e Kampionatit Kombëtar të Të Rriturve në boks, që do të zhvillohet për tre ditë radhazi në qytetin verior. Pas ceremonisë së hapjes së kësaj veprimtarie, kanë nisur ballafaqimet në ring të kampionatit të 24-tërt kombëtar të boksit për të rritur.

Në garë janë shtatë ekipe Vllaznia, Tirana, Flamurtari, Dinamo, Apolonia, Teuta, Partizani, ku lufta sportive më e fortë parashikohet të jetë në mes shkodranëve dhe bardhebluve kryeqytetas. Këta të fundit janë “kampionë kombëtarë” në fuqi, ndërsa i mohuan Vllaznisë fitoren e 20-të të titullit “kampion”.

Për kuqeblutë ky sport konsiderohet si më i suksesshmi në vitet e fundit. Në dhjetë ndeshjet e dites së parë, ekipi më i suksesshëm është paraqitur Vllaznia e Shkodrës e ndjekur nga rivalja kryesore Tirana, pastaj Flamurtari dhe Teuta. Kampionati Kombëtar i Të Rriturve në Boks vazhdon të shtunën me ndeshjet gjysmëfinale dhe mbyllet të dielën me finalet.

 

Kampionati Kombëtar i Të Rriturve në Boks

 

Rezultatet teknike të ditës së parë

 

Pesha 56 kg  Jaku (Vllaznia) – Xhameto (Tirana)                      0-3

Pesha 56 kg  Lamaj (Apolonia) – Zeneli (Flamurtari)                0-3

Pesha 64 kg  Merkohasanaj (Tirana) – Ndrevata (Vllaznia)     (fiton me VO për mosparaqitje të kundërshtarit Merkohasanaj)

Pesha 64 kg  Cenaj (Teuta) – Sokoli (Dinamo)                          3-0

Pesha 69 kg  Shytani (Vllaznia) – Pali (Dinamo)                       (fiton me AB Shytani i Vllaznisë)

Pesha 75 kg  Vashja (Vllaznia) – Pasha (Apolonia)      (fiton me AB Vashja i Vllaznisë)

Pesha 75 kg  Xhafaj (Partizani) – Beqiri (Tirana)           (fiton me VO për mosparaqitje të kundërshtarit Xhafaj)

Pesha 81 kg  Barmeta (Tirana) – Kajoshi (Vllaznia)                  1-2

Pesha 91 kg  Demaj (Apolonia) – Kaçaj (Flamurtari)     (fiton me AB Demaj i Apolonisë)

Pesha 91 kg  K.Demaj (Vllaznia) – Xhediku (Dinamo)             3-0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh