Gjergj Vyshka 06.09.2016 13:30
Dje paradite, Federata Shqiptare e Boksit me në krye presidentin Florend Kalivopullin ka organizuar një mbledhje me trajnerët. Në këtë mbledhje kanë qenë të pranishëm jo vetëm Sekretari i Përgjithshëm, Edmond Kabashi, apo dhe drejtori teknik, Migen Pero, por dhe anëtarët e kryesisë Mhill Volaj dhe Perlat Llalla.
Sipas Peros ideja ka qenë vendosja e një rregulloreje të Kampionatit të Nën-17-vjeçarëve, që zhvillohet në Shkodër më 27 dhe 28 shtator 2017. “Sepse e bëjmë që tani, – ka sqaruar Pero për mediat, që më pas të mos kemi kontestime. Janë dëgjuar të gjitha propozimet e tyre.”
“Dhe mbi bazën e tyre janë bërë dhe reflektimet për të ndërtuar rregulloren e brendshme të kampionatit”, – ka shtuar ai. E tashmë po vjen fundi i shtatorit dhe fillimi i tetorit që do të ketë një mori veprimtarish kombëtare, të cilat janë dhe në kuadrin e festimeve për 25-vjetorin e rikthimit të boksit në Shqipëri.